Rreth nesh
Gjurmo është portal lajmesh në shqip, për lexuesit në Kosovë, Shqipëri, rajon dhe diasporë.
Çka bëjmë
Nuk botojmë gjithçka që ndodh. Zgjedhim lajmet që ia vlejnë dhe i tregojmë shkurt e qartë, pa u larguar nga faktet.
Mbulojmë ngjarjet e ditës nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni, si dhe ngjarjet kryesore në botë. Sporti dhe shëndetësia vijnë kryesisht nga burimet ndërkombëtare.
I kushtojmë vëmendje të veçantë temave që shpesh mbeten anash: korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe temave shoqërore që nuk diskutohen hapur. I tregojmë me fakte dhe burime, jo me tituj bombastikë. Nuk jemi zëdhënës i asnjë partie.
Redaksia Gjurmo
Çdo lajm e nënshkruan Redaksia Gjurmo. Nuk përdorim emra gazetarësh të shpikur.
Lajmet shkruhen me ndihmën e AI-së, vetëm nga burimet e cituara dhe sipas rregullave tona të publikimit. Si punojmë, e shpjegojmë te Si përdorim AI-në.
Burimet
Lajmet tona mbështeten në raportimin e mediave shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe në agjenci e media ndërkombëtare për botën, sportin dhe shëndetësinë.
Çdo lajm i rendit burimet e veta në fund, me lidhje te raportimi origjinal. Fotot vijnë nga burimet dhe te faqja e lajmit shënohen me emrin e burimit. Kur burimi nuk ka foto, përdorim kartelën grafike të Gjurmo-s, jo foto stoku.
Na shkruani
Për korrigjime, ankesa ose pyetje: [email protected]. Si kërkohet një korrigjim, e shpjegojmë te Korrigjime.