Të funditE diel, 25 tetor 2026

Politika e privatësisë

Gjurmo mbledh sa më pak të dhëna. Këtu shpjegojmë cilat dhe pse.

Çka nuk mbledhim

Nuk kemi llogari përdoruesish, regjistrim apo abonim me email. Gjurmo nuk përdor sot reklama, as mjete matjeje apo ndjekjeje të palëve të treta.

Çka regjistrohet

Si çdo faqe interneti, serveri ynë mban regjistra teknikë të kërkesave, si adresa IP, koha dhe faqja e kërkuar. I përdorim vetëm për siguri dhe për të ndrequr gabimet, dhe nuk i ndajmë me të tjerë.

Numërojmë sa herë lexohet një lajm, vetëm si numër, për listën „Më të lexuarat“. Nuk ruajmë se kush e lexoi.

Kur na shkruani

Kur na shkruani me email, adresën dhe mesazhin tuaj i përdorim vetëm për t’ju përgjigjur dhe për të trajtuar kërkesën.

Ndryshimet

Nëse në të ardhmen shtojmë reklama ose matje vizitash, këtë faqe e përditësojmë para se ato të nisin.

Kontakti

Për pyetje ose kërkesa për të dhënat tuaja: [email protected].

Përditësuar më 24 tetor 2026.