Korrigjime
Duam që çdo lajm të jetë i saktë. Kur nuk është, e ndreqim hapur.
Si të kërkoni një korrigjim
Shkruani te [email protected] dhe na tregoni:
- lidhjen e lajmit;
- çka është e gabuar;
- ku gjendet informacioni i saktë, nëse e keni: një dokument, një lidhje ose një deklaratë.
Nuk është e nevojshme të shkruani emrin tuaj.
Çka bëjmë ne
- E shqyrtojmë çdo kërkesë.
- Kur një fakt është i gabuar, e ndreqim në vetë lajmin; data „përditësuar“ tregon kur ndryshoi.
- Kur gabimi është i rëndësishëm, në fund të lajmit shtojmë një shënim që tregon çka u korrigjua.
- Kur një lajm shkel rregullat tona, për shembull akuzon dikë pa burim ose identifikon një viktimë, e heqim.
Kërkesë për heqje
Nëse një lajm ju përmend dhe mendoni se shkel rregullat tona ose ju dëmton padrejtësisht, shkruani te [email protected] me fjalën „Heqje“ në temën e mesazhit. Shtoni lidhjen e lajmit dhe arsyen. E shqyrtojmë dhe ju përgjigjemi.